5 mënyra si të reduktoni shpenzimet tuaja për ushqime.

1. Bëni një listë
Para se të shkoni në market, shkruajini ato që ju nevojiten. Mos blini kurrë me stomak bosh. Hani para se të blini – kjo do të largojë oreksin tuaj, dhe ka më shumë të ngjarë të kurseni para duke blerë vetëm ato që ju nevojiten. Mbani një fletore dhe stilolaps në kuzhinën tuaj dhe shkruani listën e ushqimeve që ju nevojiten.

2. Mos dilni nga lista
Bërja e një liste blerjesh dhe mbajtja e saj janë dy gjëra të ndryshme. Hulumtimet tregojnë se një blerës blen pothuaj një artikull nga çdo rresht supermarketi sa herë që ai ose ajo shkon për të bërë pazar. Mos e praktikoni këtë metodë. Qëndrojini listës me gjërat që keni nxjerrë paraprakisht.

3. Kontrolloni katalogët
Zakonisht, marketet lokale shpërndajnë katalogë me oferta. Sa herë keni gjetur poshtë derës katalogët e ofertave të Big Market apo ndonjë supermarketi tjetër të lagjes tuaj? Mbani mend datat kur këto oferta lançohen dhe pse jo, bëni blerjet e nevojshme në ato ditë.

4. Furnizohuni jo më shpesh se një herë në javë
Mos vizitoni asnjë market më shumë se një herë në javë. Bëni furnizimet tuaja për një javë dhe shmangni blerjet e vogla ditore, pasi daljet për blerje të vogla mund t’ju shpërqëndrojnë dhe do të përfundoni duke blerë gjëra të panevojshme.

5. Analizoni blerjet tuaja
Sa herë që merrni një artikull që nuk është në listën tuaj të blerjeve, shënojeni me një stilolaps me ngjyrë tjetër.
Nëse shtoni më shumë se gjysmë duzinë artikujsh, ka të ngjarë të humbisni kontrollin e shpenzimeve tuaja. Ju mund të zbuloni se më shumë se 20 përqind e shpenzimeve shkon për gjëra jo të domosdoshme.

Ndiqni këshillat më lart për të kontrolluar shpenzimet tuaja për ushqime. Nëse dëshironi të shpenzoni mirë dhe lirë, Big Market CityPark është vendi ideal me ofertat më të mira.

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment